KRYEFAQJA » LAJME » Nadal dhe Federer bëjnë histori
Nadal, dhe Federer, bëjnë histori

Nadal dhe Federer bëjnë histori

Rafael Nadal dhe Roger Federer kanë përjetuar një ditë historike në Laver Kap. Fituesit e 35 grand Slemeve së bashku kurrë nuk kishin luajtur një ndeshje dyshe së bashku, por gjithnjë në anë të kundërta të fushës. E duhej të vinte Laver kap në Pragë që tifozët të shikonin mrekullinë e tenisit nga dy kampionë të mëdhenj të këtij sporti. Debutimi I dy yjeve të tenisit botëror nisi mbarë kundër çiftit Kçrri dhe Sok. Çdo lëvizje e tyre ishte e sinkronizuar dhe dukeshin si kloni I njëri-tjetrit, vetëm nga dora që mbante raketën mund t’i dalloje. Nadal-Federer fitojnë setin e parë 6-4. Dy tenistët me shumë tituj mbi supe kanë bërë spektakël në gjysmëfushën e tyre. Ata kanë biseduar, kanë qeshur, kanë gjuajtur topa të vështirë duke nxjerrë në pak cilësitë e tyre individuale. Në setin e dytë, Nadal dhe Federer qëndrojnë më larg njëri-tjetrit dhe nga kjo përfitojnë Kërri dhe Sok që fitojnë 1-6. Por në të tretin dalin sërish në pah cilësitë e dy yjeve të tenisit botëror. Spanjolli dhe zvicerani arrijnë të fitojnë 10-5.

Sicred