KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Na ishte njëherë Estrada”, shfaqja premierë e Haxhi Ramës në Elbasan

“Na ishte njëherë Estrada”, shfaqja premierë e Haxhi Ramës në Elbasan

Prej mbrëmjes së sotme e për katër netë, ata që dashurojnë estradën, do të gjejnë një premierë interesante në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan. Haxhi Rama, skenarist dhe regjisor shprehet si më poshtë: “Kjo shfaqje është një apel për gjendjen në të cilën është Estrada jonë në këto kohët e sotshme. Përmban problemet shoqërore brenda saj. Është një thirrje për të pasur kujdes, sidomos për estradat e qyteteve.” Muharrem Hoxxha, aktori i njohur i estradës së Tiranës, vijoi: “Titulli është tamam përshkrues i përmbajtjes. Estrada duhet të qëndrojë aktie në jetën e kryeqytetit dhe jo vetëm pasi sjell të qeshura, këngë, valle, skeçe e të qeshura pa fund. Bëmë shumë mirë që e bëmë këtë estradë, jam mëse krenar për çka kemi sjellë në skenë.”  Por veç këtij apeli, në materialin letrar trajtohen dhe problemet sociale të shoqërisë, ato familjare dhe të jetës së përditshme, ndërsa spektakli plotësohet me këngë popullore e numra koreografikë të gjinive të ndryshme. Kështu tregon edhe Klinton Kapaj, Drejtor i Qendrës Kulturore Elbasan: “Është një tendencë për tu rikthyer te estrada e dikurshme, e cila nuk ka qenë aktive këto kohë. Do të sjellë argëtim e të qeshura pa fund.” Shfaqja “ Na ishte një herë estrada”, mban firmën e Haxhi Ramës si skenarist dhe regjisor .

Sicred