KRYEFAQJA » LAJME » Na ishte dikur Plazhi i Gotullës

Na ishte dikur Plazhi i Gotullës

Deri para shtatë vitesh, plazhi i Gotullës në Kurbin ka qenë ndër më tërheqësit për mjaft pushues, jo vetëm të zonës, por dhe qytetet e tjera. Por moskryerja sistematike e pastrimit të bregut të tij, brenda pak vitesh e ktheu në vendgrumbullim mbetjesh. Një vit më parë, ndërhyri ministria e mjedisit dhe i ktheu pamjen e dikurshme, por brenda një viti ajo përmbys sërish. Sipas banorëve të zonës vendi përmbytet nga lumi i Tiranës. Plazhi i Gotullës, pjesë e fshatit Adriatik, me një vijë bregdetare afro 6 km, është një mundësi mjaft e mirë për tu shfrytëzuar dhe vendosur në funkison të zhvillimit të turizmit, ku natyrisht do të sillte edhe rritje të ekonomisë për zonën dhe banorët e saj. Por duket se gjendja e krijuar e ka bërë Agjencinë e Mjedisit ta fshije nga harta e plazheve të bregdetit shqiptar.

Sicred