KRYEFAQJA » LAJME » Mziu: 60% e buxhetit investohet në infrastrukturë

Mziu: 60% e buxhetit investohet në infrastrukturë

Kamza është qyteti më i ri i vendit, vetëm 21 vjeç, i krijuar gjatë viteve të tranzicionit. Qyteti që nisi të popullohej me ndërtime informale në vitet ’90, është sot qyteti i kontrasteve të mëdha. Shumëkush e lidh me emrat e pazakontë që u janë vënë rrugëve të kësaj Bashkie. Por kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu e ka një përgjigje sa i përket përzgjedhjes së emrave të rrugëve. “Është më mirë të vendosësh emrat e qyteteve të shqipërisë, është më mirë të vendosësh emrat e mbi 200 ish-komunave të shqipërisë, është më mirë të vendosësh emrat e artit dhe të kulturës, patriotë të cilët kanë dhënë vlera për kto 100 vite, është më mirë të vendosësh emrat e ndonjë personaliteti nderkombëtare i cili ka luajtur rol jo vetëm për shqipërinë por edhe më gjerë se kaq sesa të vendosësh emrat e dëshmorëve anonimë të luftës nacional çlirimtare”. Përtej emrave të rrugëve, kryetari i Bashkisë së Kamzës thotë se investimet kryesore nga buxheti i Bashkisë gjatë 3 mandateve të tij kanë shkuar për infrastrukturën rrugore. Buxheti i Bashkisë edhe vit është 1.5 miliard lekë, por Mziu thotë se bashkia e Kamzës,e 6-ta më e madhja në vend, ka nevojë edhe për mbështjen financiare të qeverisjes qëndrore. “Kemi aplikuar jo pak por 137 projekte në kto 4 vite e pak te qeveria por asnjë nga kto nuk ka gjetur financim”. Ndër investimet kryesore të Bashkisë, Xhelal Mziu përmend ndërhyrjen në Bulevardin Demokracia me një gjatësi prej 7 km dhe përfundimin e fazës së parë të ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit, të financuar nga Banka Botërore, me vlerë totale 55 mln euro.

Sicred