KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Muzikë shqiptare në Vjenë

Muzikë shqiptare në Vjenë

Kryeqyteti i botëror i muzikës klasike mirëpriti të enjten Kuartetin e Harqeve të Orkestrës së Radio Televizionit shqiptar. Në kuadrin e vitit të kulturës Austri Shqipëri 2018, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Vjenë, në bashkëpunim me Departamentin e Kulturës të Ministrisë Federale për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, organizuan koncert me muzike klasike nga Shqipëria. Artistët e talentuar Aristidh Prosi, violinçel, Albana Axha, Blerta Jakova-Ristani dhe Gëzim Bulçari, violinë, ekzekutuan me cilësi të lartë artistike pjesë të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj si Preng Jakova, Valton Beqiri, Dimitri Shostakovic. Ishin të ftuar dhe morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Jashtme e Austrisë, Trupi Diplomatik i akredituar ne Vjenë, përfaqësues të komunitetit të diasporës shqiptare në Austri si dhe miq e artdashës austriak. Koncerti ishte një moment i rëndësishëm i paraqitjes së kulturës shqiptare, pjesë e një numri aktivitetesh të larmishme që do të zhvillohen në kuadrin e vitit të kulturës në të dy vendet.

Sicred