KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Muzika e Dhomës në “Different Trains”

Muzika e Dhomës në “Different Trains”

Muzika e dhomës ka nevojë për politika të mirëpërcaktuara për ta kryer misionin e kultivimit të publikut. Muzikantë të talentuar dhe të formuar në kolegjet jashtë vendit, Gjermani, Francë dhe Angli, janë dëshmi e një produkti cilësor që nga Shqipëria nuk shfrytëzohet si duhet, përpos kur vetë muzikantët e duan dhe e kërkojnë skenën shqiptare. Një rasti i tillë është ai i pianistit të talentuar dhe të sukseshëm në Gjermani, Marin Gjollma i cili kthehet të interpretojë në “Different Trains”. “Publiku shqiptar ka arritur sëfundmi të vijë tek muzika klasike, ta shijojë, të jetë dashamirës” thotë pianisti Gjollma për RTSH. “Kjo është një gjë shumë e rëndësishme sepse në koncertet me muzikë klasike nuk duhet të vijnë vetëm muzikantë që marrin vesh, por është elementi i cilësisë, impaktit dhe politikave. Çfarë duhet bërë për muzikën klasike” thotë artisti shqiptar.
Në këtë koncert Gjollma ka përkrah dy instrumentiste të tjerë të talentuar, violinisten Gerta Alla dhe celistin Idlir Shyti. Ata vijnë me një repertor që përvijon epokat muzikore nga Bethoveni, te Criegu e deri te Debussy. “Repertorin në tërësi mund t’a quaj një kal beteje” thotë pianisti shqiptar. “Ne fillojmë me një sonatë të Bethovenit, për violonçel dhe piano, më pas një sonatë nga Eduard Crieg në vilonië dhe piano, e në fund e mbyllim me një Debussy, me një trio. Të tre janë përfaqësues të periudhave të ndryshme të muzikës, klasike, romantike e impresioniste” spjegon Marin Gjollma përmbajtjen e koncertit.
“Different trains” është një nga përvojat muzikore që ka ngjallur prej disa vitesh interesin jo vetëm të muzikantëve, por edhe të publikut duke na njohur me karrierat dhe cilësitë e larta profesionale të artisteve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Sicred