KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Muzeu kombetar “Marubi” kandidat për “EMYA 2017”

Muzeu kombetar “Marubi” kandidat për “EMYA 2017”

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në qytetin e Shkodrës është një nga muzetë e përzgjedhur për çmimin “Muzeu më i mirë i vitit në Evropë”. European Museum Year Award (EMYA) është një ndër çmimet evropiane më prestigjoze për muzetë që kontribuojnë në tërheqjen e audiencës duke i dhënë vizitorëve një atmosferë unike e duke i kushtuar vëmendje të veçantë edukimit të brezave në bashkëndarjen e një përgjegjësie shoqërore në kontekstin ku ata operojnë. Drejtori i muzeut “Marubi”, Luçjan Bedeni tha se për këtë vit nominimi është ngjarja më e rëndësishme e muzeut.

Bedeni tha se synimi jonë është për të kuptuar se ku qëndron muzeu “Marubi” në arenën ndërkombëtare.
Më tej, Bedeni theksoi se synimi nuk ishte fitorja e një çmimi në fazën e fundit, por për të kuptuar se ku qëndron muzeu “Marubi” në arenën ndërkombëtare.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve, që përkon edhe me 40 vjetorin e EMYA, do të zhvillohet në Zagreb në datat 3-6 maj 2017.

Sicred