KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Muzeu i Madh Egjiptian drejt përfundimit
Muzeu i Madh Egjiptian drejt përfundimit

Muzeu i Madh Egjiptian drejt përfundimit

Pranë piramidave antike të Gizës, rreth 5,000 punëtorë ndërtimi janë duke punuar pandërprerë që të përfundojne sa më shpejt ndërtimin e shumëpritur të Muzeut të Madh Egjiptian. Ky muze pritet të hapet deri në fund të këtij viti. Struktura 5.2 milion metra katrore do të bëhet muzeu më i madh në botë i dedikuar për vetëm një qytetërim. Duke kushtuar mbi 1 miliard dollarë, muzeu do të rivendosë disa nga artefaktet më të vlefshme të vendit. Ndërtesa e tij e shtrirë, me xham, ofron panorama të gjera të Gizës dhe Piramidave të Mëdha, të cilat qëndrojnë vetëm dy kilometra larg. Në muze do të jenë mbi 100 mijë artefakte, disa prej të cilave do të shfaqen në publik për herën e parë. Egjipti është përballur me vite paqëndrueshmërie që nga Pranvera Arabe 2011, e cila shkaktoi përmbysjen e ish-presidentit Hosni Mubarak dhe kështu vonoi ndërtimin e Muzeut të Madh të Egjiptit.

Sicred