KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Muze i ri për Sapunin e Marsejës
Muze i ri për Sapunin e Marsejës

Muze i ri për Sapunin e Marsejës

Sapunit të Marsejës do ti dedikohet nje muze i dyte. Vizitoret do te kene mundesine te prodhojne sapunin e tyre te personalizuar. Drejtoresha e Muzeut Koralii Zhoso tha se ideja e tyre ishte qe te promovonin ne rang nderkombetar specialitetin e vjeter francez. E bindur qe prodhimi i Marsejes eshte me i miri, ajo shtoi se ky sapun ka ne perberje te tij 72 përqind vajra vegjetale dhe te tjere perberes natyrale. Ndaj duhet te sherbeje si shembull per te gjitha vendet e tjera.
Sapuni i Marsejes i ka origjinat shume te hershme. I frymezuar nga sapuni i Alepos, i cili vjen nga Lindja, ai eshte i pangaterrueshem fale perberjes se tij me vaj vegjetal, thekson Sylvain Dijon, nje prodhues sapuni. Ai ka thene gjithashtu se eshte per tu theksuar ekzistenca e dy llojeve te ndryshme te sapuneve te Marsejes. Sapunet qe ato propozojne te prodhhen ne ateliene e tyre eshte ai i origjines qe perdoret per fytyren dhe trupin, si dhe nje lloj tjeter, qe eshte i pershtetshem te perdoret si detergjent, ne kuzhine ose lavanteri. Një sapun i Marsejes i prodhuar në mënyrë tradicionale vjen në formën e një kubi që peshon 600 gramë. Ngjyra e sapunit varion mes kafes dhe jeshiles.

Sicred