KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Muzat e kombëtareve në botërorin rus
Muzat e kombëtareve në botërorin rus

Muzat e kombëtareve në botërorin rus

Ivana Knöll, është tifozja superseksi e Kroacisë, e cila me fizikun e saj po i çmend të gjithë gjatë ndeshjeve të botërorit. Tifozllëku për kombëtaren është bërë për të një nga hobet e saj, që kur filloi të bënte disa intervista për skuadrën për një nga televizionet kroate. Në jetë Ivana Knöll është mësuese dansi, ndaj edhe fiziku i saj prej atleteje, ka tërhequr të gjithë fansat kroatë në botëror. Tani Kroacia ka një motiv më shumë për të shkuar në finale.

Natalia Nemçikova 28 vjeç, bjondja e shkëqyer, është muza e Rusisë. “Jam bërë tifoze e kombëtares, pas Evropianit 2012, e ka qenë udhëtimi im i parë si tifoze” ka thënë Natalia. Unë mbështes skuadrën time me të vërtetë. Isha në Poloni, në Brazil, dhe në Francë 2016. U fol se ajo ishte një pornostar. Por këtë gjë Natalia e hodhi poshtë duke sjellë argumentat e saj.

Modelja Izabel Gulart i ka magjepsur fotografët në shkallët e stadiumeve të botërorit, me bukurinë e saj. Ajo është kryetarja e një prej tifozerive më hot, të botës së futbollit, asaj të Brazilit. Në fakt Izabel është e ndarë në dy emocione, midis kombëtares së saj dhe asaj gjermane, për të cilën bëri tifo deri në momentin e eliminimit. Te Gjermania ajo ka të fejuarin, Kevin Trap. Tani ajo është vetëm e Brazilit. Së bashku me shoqet e saj do të bëjnë tifo për Brazilin dhe do të shijojnë lojën e Nejmar.

Sicred