KRYEFAQJA » LAJME » Mustedanagiç: Shpresoj të gjej futbollistë më të mirë në lojën sulmuese
Mustedanagiç: Shpresoj të gjej futbollistë më të mirë në lojën sulmuese

Mustedanagiç: Shpresoj të gjej futbollistë më të mirë në lojën sulmuese

Kombëtarja e futbollit U17 ka nisur grumbullimin e fundit disa ditor, i cili do të zhvillohet në Durrës. Trajneri i 17-vjçarëve kuqezinj ka grumbulluar këtë radhë 23 lojtarë, ku 7 prej tyre vijnë për herë të parë në këtë kombëtare. Trajneri Xhemal Mustedanagiç ka theksuar se pas këtij grumbullimi do të përzgjedhë më pas edhe lojtarët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në turneun e ardhshëm. “Kemi një brez shumë të talentuar futbollistësh. Gjithsesi, në ditët në vijim, nëse do të gjej futbollistë të tjerë më të mirë se këta, patjetër do të t’i thërras në ekip. Në fakt janë edhe tre lojtarë që luajnë me Olimpiakos, por klubi grek nuk iu dha leje që të vijnë në këtë grumbullim. Janë me të vërtetë lojtarë shumë të mirë. Mua më shërbejnë sepse siç e dini më pëlqen loja sulmuese, pavarësisht se cilin kundërshtar kemi përballë.” Pas këtij grumbullimi,kombëtarja shqiptare U17 do të marrë pjesë në një turne që zhvillohet në San marino nga data 19-24 prill. Përballë do të ketë kundërshtarë të tillë si Rumania, Italia dhe San Marino. Ndërsa në shtator gjatë një tjetër grumbullimi kuqezinjtë deri në 17 vjeç do të luajnë disa miqësore të tjera me Kosovën, Malin e zi ose maqedoninë. Për të ardhur më pas në muajin tetor kur do të luhen ndeshjet e para të eliminatoreve në të cilat, trajneri Mustedanagiç shpreson kualifikimin.

Sicred