KRYEFAQJA » LAJME » Mustedanagiç për seleksionimin e futbollistëve të rinj
Mustedanagiç për seleksionimin e futbollistëve të rinj

Mustedanagiç për seleksionimin e futbollistëve të rinj

Federata Shqiptare e Futbollit ka kryer një tjetër seleksionim për futbollistët e moshave, të cilët përfshinin fëmijë të datëlindjeve 2001, 2002 e 2003. Kanë qenë plot 2785 lojtarë të vegjël të cilën janë vëzhguar nga trajnerët e të gjithë ekipeve kombëtare të Shqipërisë. Trajneri i U17 Xhemal Mustedanagiç dhe ai i U21, Alban Bushi janë shprehur me superlativa për cilësitë e futbollistëve të seleksionuar. Mustedanagiç u shpreh kështu: “Kemi qenë në Selanik, në Milani dhe Zyrih ku kemi parë lojtarë të datëlindjeve 2001, 2002, 2003. Jam i kënaqur me cilësitë e atyre lojtarëve që kam parë si nëShqipëri dhe jashtë saj. Kemi përzjedhur lojtarë të mirë dhe të talentuar. Por seleksionimi nuk mbaron këtu, do të ketë edhe prurje të tjera, nuk mbyllet me kaq. Shqipëria ka të ardhme në futboll e kjo u pa qartë edhe në finalet e evropianit francez. Unë e kam thënë edhe herë të tjera e po e përsëris sërish. Kombëtarja shqiptare brenda 4-5 viteve do të përfshihet midis 20 më të mirave në botë.” Duket se numri i lojtarëve nga Kosova që duan të vijnë në kombëtaren e Shqipërisë është ulur. Në Itali dhe Greqi nuk ka të tillë, ndërsa në Zvicër ka lojtarë me origjinë kosovare të cilët i janë përgjigjur thirrjes për t’u seleksionuar me ekipet e moshave të Shqipërisë. Seleksionimi i lojtarëve të ekipeve kombëtare të moshave ka nisur në 21 nëntor dhe mbyllet në 21 dhjetor.

Sicred