KRYEFAQJA » LAJME » Mustedanagiç për ndeshjet me Kosovën
Mustedanagiç për ndeshjet me Kosovën

Mustedanagiç për ndeshjet me Kosovën

Kombëtarja U17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, në prag të eliminatoreve të kampionatit evropian të kësaj moshe. Kundërshtari do të jetë Kosova. Trajneri i kuqezinjve deri në 17 vjeç, Xhemal Mustedanagiç, ka publikuar listën e futbollistëve që ka grumbulluar, ku bien në sy lojtarë që luajnë në kampionatin shqiptar: “E kam bërë këtë që t’i japim përparësi kampionatit shqipta dhe futbollistëve që luajnë aty. këtu ka lojtarë mjaft të talentuar të cilët dun vetëm një dorë për të ecur përpara.” Ndeshjet me Kosovën do të luhen në 9 dhe 11 shtator në stadiumin “Loro Boriçi”. Këto dy miqësore do ta ndihmojnë trajnerin kroat për të krijuar ekipin që do të luajë në eliminatoret e evropianit.  “Duam të përgatitemi mirë. i vlerësoj njësoj të gjitha ekipet, pasi tani nuk ka më ekipe të dobëta dhe ekipe të forta. Ky grumbullim do të jetë një provë gjenerale për secili lojtar, që ta meritojë bluzën e kombëtares. Për më tepër na vlejnë për përgatitjet e eliminatoreve të evropianit. përballë do të kemi Çekinë, Norvegjinë dhe Azerbajaxhanin. Ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri nga data 23-29 tetor. Janë ekipe të mira, të cilat unë i kam parë. Ne do të japim maksimumin për t’u kualifikuar në elite raund.” Por cila është e ardhmja e këtij grupi që ka krijuar dhe cili është synimi i Mustedanagiç? “Ne do të mundohemi të jemi si të barabartë me kundërshtarët dhe të kualifikohemi. Shqipëria ka lojtarë të talentuar dhe me një punë të kujdesshme mund të krijohet një grup cilësor. qëllimi ynë është të furnizojmë ekipin kombëtar A. Nëse arrijmë të çojmë 1-2 lojtarë atje atëherë është sukses për ne.”  Mustedanagiç aktualisht ka marrë detyrën e drejtorit teknik të ekipeve kombëtare të moshave në FSHF, e natyrisht që nuk do të jetë në të ardhmen trajner i U17. Por zëvendësuesi i tij ende nuk ka ardhur. Ai shprehet se do të mundohet të japë maksimumin për ta bërë këtë detyrë sa më mirë dhe të justifikojë besimin që i kanë dhënë.

Sicred