KRYEFAQJA » LAJME » Mustedanagiç: Grup i vështirë, por do surprizojmë!

Mustedanagiç: Grup i vështirë, por do surprizojmë!

Kombëtarja shqiptare U17 ka nisur të mërkurën grumbullimin për ndeshjet eliminatore të kampionatit evropian të kësaj moshe. Trajneri i kuqezinjve nën 17 vjeç, Xhemal Mustedanagiç ka prezantuar listën e futbollistëve që do të marrin pjesë në këto ndeshje. Shqipëria do të përballet me Kroacinë, Spanjën dhe Lihtenshtejnin në grupin 2 kualifikues. Për trajnerin e kombëtares shqiptare, ky grup është më i vështirë se në vitet e mëparshme: “Çdo vit kemi patur përballë kundërshtarë të vështirë. Njëherë kemi patur Holandën e Zvicrën, më pas Italinë e Serbinë. Ndërsa sivjet kemi Spanjën e Kroacinë. Dy vende që prodhojnë talente dhe luajnë një futboll të shpejtë e mjaft cilësor. Spanja dihet se e çfarë niveli është. Kroacia është vetëm një hap të vogël pas Spanjës. Në kombëtaren kroate luajnë 10 lojtarë nga Dinamo Zagrebit, të cilët luajnë sëbashku çdo ditë të vitit, e ky është një avantazh. Por edhe ne kemi një ekip të mirë e do të mundohemi të bëjmë surprizën. Qëllimi ynë të kualifikohemi për herë të tretë në Top Elitë” thotë Mustedanagiç. 

Dhe pse në grup kemi skuadra tepër të vështira, që luajnë futboll sulmues, si Spanja e Kroacia, trajneri Mustedanagiç thekson se ai nuk do të paraqesë në fushë një formacion mbrojtës. Këtë e vërteton edhe grumbullimi i 7 futbollistëve që luajnë në rolin e sulmuesit. “Unë gjithmonë bëj një lojë sulmuese. Kështu do të luaj edhe ndaj Spanjës e Kroacisë. Edhe në klubet e mëdha, presidentët investojnë shumë për të marrë sa më shumë sulmues cilësorë. Loja sulmuese e bën tërheqëse atë çka shfaqet në fushë, duke përcjellë edhe emocione tek spektatorët. Ne do të provojmë të luajmë bukur ndaj këtyre kundërshtarëve duke ua bërë të vështirë misionin e tyre.” thotë Mustedanagiç.

Trajneri i kombëtares shqiptare U17 ka vlerësuar edhe punën që po bën trajneri i kombëtares A, Kristian Panuçi. Ai ka thënë se në ekip ka mjaft futbollistë cilësorë të cilët për 4-5 vjet mund të kualifikohen sërish në finalet e Evropianit, pse jo edhe të një botërori.

Sicred