KRYEFAQJA » LAJME » Mustafa: “Themelimi i Ushtrisë së Kosovës nuk mund të mbetet peng i Serbisë”

Mustafa: “Themelimi i Ushtrisë së Kosovës nuk mund të mbetet peng i Serbisë”

Qeveria e Kosovës qëndron në të njëjtën linjë me presidentin sa i takon krijimit të ushtrisë dhe ka filluar punën për të proçeduar projektligjin që e shndërron Forcen e sigurisë së Kosoves në Forca të Armatosura. Në një deklaratë të qeverisë së Kosovës thuhet se, pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga sekretari i NATO-s, Stoltenberg, ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar, kryeministri vlerëson se themelimi i Ushtrisë së Kosovës nuk mund të mbetet peng i Serbisë. “Avancimi i rolit të FSK-së në ushtri është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie. Qeveria është e angazhuar që Kosova të ketë ushtrinë e saj, duke respektuar Kushtetutën dhe me mbështetje dhe bashkërendim me partnerët strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, thuhet në deklaratë. Qeveria e Kosovës deklaron se do ta trajtojë sipas rregullores projekligjin e propozuar nga presidenti si komandant suprem i FSK-së, në mënyrë që të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe të ketë mbështetje buxhetore.

Sicred