KRYEFAQJA » LAJME » Mustafa – Rama: Kosova dhe Shqipëria të shtojnë bashkëpunimin
Mustafa - Rama: Kosova dhe Shqipëria të shtojnë bashkëpunimin

Mustafa – Rama: Kosova dhe Shqipëria të shtojnë bashkëpunimin

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Prishtinë një takim me Kryeministrin Isa Mustafa. Sipas njoftimeve zyrtare, biseda u përqëndrua në zhvillimet në Kosovë e rajon dhe avancimin e axhendës së bashkëpunimit mes dy vendeve në fokusin edhe të sfidave të përbashkëta. Dy Kryeministrat vlerësuan nivelin e bashkëpunimit dhe theksuan nevojën e vazhdimit të adresimit të çdo çështjeje që rrit mundësitë e bashkëpunimit dhe arritjen e të gjitha objektivave të përcaktuara mes dy qeverive. Kryeministri Rama dhe homologu Mustafa shkëmbyen gjithashtu pikëpamjet mbi zhvillimet rajonale. ​

Sicred