KRYEFAQJA » LAJME » Mustafa në Bruksel: Kërkesë të re për vizat

Mustafa në Bruksel: Kërkesë të re për vizat

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, udhëton sot në Bruksel, ku do të paraqesë kërkesën e tij të re në lidhje me liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosoves. Mustafa ka lajmëruar se do të kërkojë nga Bashkimi Evropian ta pezulloje me kusht për dy vjet ratifikimin e marrëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi dhe fillimisht të liberalizojë vizat për shtetasit e Kosovës. Ndërsa, në rast se vendi nuk përmbush kërkesën e Komisionit Evropian për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, atëherë të kthehet sërish regjimi i vizave.

Sicred