KRYEFAQJA » LAJME » Mustafa: Lugina e Preshevës s’do heqi dorë nga bashkimi me Kosovën
Mustafa: Lugina e Preshevës s'do heqi dorë nga bashkimi me Kosovën

Mustafa: Lugina e Preshevës s’do heqi dorë nga bashkimi me Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa, ka shprehur optimizëm se kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, do të bëhët pjesë e takimit, të radhës në kuadër të dialogut të Brukselit. Pavarësisht prej reagimeve të fuqive të mëdha, ai e ka quajtur të realizueshme kërkesën e shqiptarëve të Luginës. Mustafa ka thënë për “Epoka e re”se bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën në asnjë mënyrë nuk do të ketë efekt domino në vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst, ai ka theksuar se nëse dy vendet fqinje arrjnë marrëveshje paqësore, nuk mund të kundështohet nga askush korrigjimi i kufirit, rrjedhimisht edhe bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën. Sipas Mustafës, Lugina e Preshevës asnjëhërë nuk do të heqi dorë nga kërkesa për të qenë pjesë integrale e Republikës së Kosovës.

Sicred