KRYEFAQJA » LAJME » Murriqan, ndalohet suedezi me 19 minipistoleta
Murriqan, ndalohet suedezi me 19 minipistoleta

Murriqan, ndalohet suedezi me 19 minipistoleta

Shtetasi suedez Sebastian Rikard, 21 vjeç, është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Murriqan, ndërsa po kalonte nga Shqipëria në Malin e Zi, rreth orës 14 të ditës së hënë. Ai po udhëtonte si pasagjer në autobuzin e linjës nga Kosova në Gjermani, kur ju u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 armë zjarri tip “pistoletë”, kalibër 7.65.  Në momentin e ndalimit 21 vjeçari ka deklaruar se armët i kishte blerë në Kosovë, por nuk kishte asnjë dokument për ta vërtetuar këtë. Rikard është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të Policisë se Shkodrës, ku edhe po merret në pyetje.

Sicred