KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Muri me Meksikën, amerikanët gati prototipet
Muri me Meksikën, amerikanët gati prototipet

Muri me Meksikën, amerikanët gati prototipet

Janë zbuluar tetë prototipet për murin që presidenti Donald Tramp ka propozuar që të ndërtohet në kufi me Meksikën. Strukturat prej betoni dhe çeliku, të ngritura në një zonë të largët në San Diego, do të testohen për një periudhë 30 deri në 60 ditore për të përcaktuar se cili prej tyre i përmbush më mirë nevojat për të siguruar kufirin, bëri të ditur agjencia amerikane për Mbrojtjen e Kufirit dhe Doganës.
Autoritetet janë shprehur se gjatë shqyrtimit të maketeve të ndërtuara nga gjashtë kompani amerikane, ata do të vlerësojnë një sërë karakteristikash, përshi ato kundër gërmimit, ngjitjes dhe shkeljes. Modelet u ndërtuan pas urdhrit ekzekutiv të firmosur nga presidenti Tramp në 25 janar, përmes të cilit ai urdhëronte Departamentin e Sigurisë Kombëtare që të ndërtonte një mur përgjatë kufirit prej 2 mijë miljesh me Meksikën. Tramp ka argumentuar se muri do të ndihmonte ndalimin e imigracionit të paligjshëm, bandat kriminale dhe trafikimin e drogave. Në lidhje me këtë të fundit, presidenti shpalli dje përhapjen e opioideve, lëndë narkotike, si një emergjencë kombëtare të shëndetit publik.
“Rreth 90 përqind e heroinës hyn në SHBA nga jugu i kufirit, ku duhet të ngrihet një mur që do të ndihmojë së tepërmi në zgjidhjen e këtij problemi” u shpreh Trampi. Presidentit amerikan i duhet akoma që të sigurojë financime për projektin e tij. Sipas llogarive paraprake, muri mund të kushtojë rreth 20 miliardë dollarë dhe Kongresi Amerikan deri tani ka hezituar për të dhënë fonde për të. Ndërsa Meksika, ka refuzuar të paguajë për murin.

Sicred