KRYEFAQJA » LAJME » Murati: Pak shanse që Greqia të kundërshtojë Shqipërinë në BE

Murati: Pak shanse që Greqia të kundërshtojë Shqipërinë në BE

“Marrëveshja e Detit” e paralajmëruar nga pala greke të arrihet në fund të majit ose fillim të qershorit, nuk e cënon votën e Greqisë. Diplomati i karrieres, autori i librit mbi këtë çështje, Shaban Murati, i tha RTSH se shanset që të përdoret nuk i përgjigjen përformancës së diplomacisë greke.
“Grekët kanë luajtur bllofin e vetos së tyre që me liberalizimin e vizave, gjë që në fakt nuk ndodhi. Në vitin 2012 Greqia u detyrua nga BE të japi konsensusin për vizat. Por grekët e kanë luajtur bllofin e vetos edhe në këtë edhe në kohën e “Shtetit kandidat në BE” për Shqipërinë, kur Greqia nuk arriti ta pengojë Shqipërinë.
Në një çështje të shumëdiskutuar që autoritetet e BE e presin të zgjidhet para proceseve të anëtarësimit, zoti Murati sheh më shumë manipulime publike sesa nevoja diplomatike. “Nuk ka një konflikt, siç është konflikti mes Sllovenisë dhe Kroacisë, një konflikt për ndarjen e zonave detare, apo konflikti detar midis Bullagrisë dhe Rumanisë dhe zonave të tjera. Prandaj me Greqinë nuk kemi konflikt i cili prish ose kërkon zgjidhje të problemit. Ai është një problem artificial” vlerëson zoti Murati.
Në termat e vendosur së fundmi nga diplomacitë e të dy vendeve të ngritura në miratim paraprak shtetëror, zgjidhja e vetme që mund të lexohet është ajo e njoftimeve të shkurtëra ku bisedimet tregohen konstruktive, por nuk lënë asnjë alternativë mbi leverdisshmërinë e dalë në skenë me burimet e mëdha të naftës e gazit.

Sicred