KRYEFAQJA » LAJME » Mungon ngrohja në shkolla

Mungon ngrohja në shkolla

Është fillimi i Dhjetorit dhe në disa prej shkollave të kryeqytetit mungon ngrohja. Edhe pse furnizimi me lëndë djegëse në institucionet arsimore të pajisura me kaldajë është kryer nga Bashkia e Tiranës, sistemi qëndrorë i ngrohjes nuk është ndezuar rregullisht. Nxënësit thonë se ngrohja bëhet me orar të reduktuar. Ndërsa në ato institucione arsimore ku mungon sistemi qëndror i ngrohjes siç është Shkolla “E Kuqe” fëmijët kanë zgjedhur të ngrohen me kondicioner dhe rezistenca, por që asnjëherë nuk mjafton. Prindërit sqarojnë se edhe pse kanë shpenzuar për të blerë kondicioner apo kalorifer, ngrohja e klases bëhet e pamundur për shkak të ngarkesës së vazhdueshme të linjes nga rezistencat elektrike. Në ato shkolla ku mungon ngrohja e vetmja zgjidhje është që fëmijët të zhvillojnë mësimin të veshur trashë.

Sicred