KRYEFAQJA » LAJME » Mungon avokati i Blerim Shullazit – Pretenca shtyhet për në 2 tetor

Mungon avokati i Blerim Shullazit – Pretenca shtyhet për në 2 tetor

Shtyhet për në datën 2 tetor seanca e dhënies së pretencës për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij. Shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e avokatit të të akuzuarit Blerim Shullazi. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, të arrestuarit janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie. Për herë të parë, janë mësuar publikisht edhe emrat e 4 prokurorëve që do të shqyrtojnë këtë cështje. Ata janë Donika Prela, Gentjan Osmani, Besnik Muci dhe Anton Martini. Kamerat nuk janë lejuar të jenë prezente në sallën e gjyqit, për shkaqe sigurie. Ky ka qenë shpjegimi që kanë dhënë përfaqësuesit e institucionit të Gjykatës së Krimeve të rënda. Pas disa seancash shtyrje për shkak të shmangies së prokurorëve në hetimin e dosjes, u krijua një lloj kaosi në rradhët e prokurorisë. Vetë Prokuorja e Përgjithshme Arta Marku ndërhyri për zgjidhjen e ngërcit, duke ndëshkuar 10 përfaqësues të organit të akuzës. Vendimi i saj u kundërshtua nga prokurorët e ndëshkuar, si edhe u shoqërua me një padi penale që opozita depozitoi kundër Arta Markut. Megjithatë, me sa kuptohet, tashmë është krijuar grupi i prokurorëve që po heton dosjen, emrat e të cilëve janë mbajtur në një lloj sekreti.

Sicred