KRYEFAQJA » LAJME » Mungojnë mjekët neurologë në spitalin e korçës

Mungojnë mjekët neurologë në spitalin e korçës

Mungesa e mjekut neurolog në Spitalin Rajonal të Korccës ka sjellë probleme në organizimin e vizitave të pacientëve që vuajnë nga problemet neurologjike. Mungesë kjo që ka ardhur si pasojë e problemeve shëndetsore të mjekut ekzistues. Një situatë e tillë ka sjellë marrjen e një mase emergjente nga ana e drejtorisë rajonale të Spitalit të Korccës, duke ia besuar vizitat një mjeku pensionist. Një gjë e tillë konfirmohet nga drejtori i Spitalit Rajonal të Korçës Ardit Konomi i cili bën me dije se kjo mungesë vjen edhe si pasojë e mungesës së specialistëve jo vetëm të mjekëve neurologë por edhe në specialitete të tjera. Mungesa e mjekëve neurologë dhe specialistëve të tjerë edhe për drejtorin e spitalit Rajonal rrit koston e shërbimit mjekësor për pacientët por edhe për vetë spitalin, pasi ky shërbim do të merret në raste të veçanta në Kryeqytet.
Nga ana tjetër të interesuar pranë qëndrës komunitare të shëndetit mendor përgjegjësi i kësaj qendre, Roland Lalaj bën me dije se në qarkun e Korçës janë të kartelizuar rreth 3000 pacientë për të cilët mungesa e neurologut vështirëson bashkëpunimin mes spitalit dhe kësaj qendre.
Spitali Rajonal i Korcës më herët ka pasur tre mjekë neurologë ndërsa tani mungesa e specialistëve ka sjellë këtë problematikë. Sipas drejtorit Konomi gjëndja pritet të normalizohet pasi mjekët e rinj të mbarojnë specializimin, jo vetëm në këtë fushë por edhe në specialitete të tjera.

Sicred