KRYEFAQJA » LAJME » Mungesë mjekësh për të sëmurët mendorë, buxheti vetëm 3 përqind

Mungesë mjekësh për të sëmurët mendorë, buxheti vetëm 3 përqind

Shqipëria nuk ka as numrin minimal të mjekëve psikiatër për të mbuluar problematikat e shëndetit mendor. Sipas statistikave zyrtrare sot 1 mjek psikiatër i shërben 22 mijë banorëve. Kjo mungesë bëhet edhe më e rëndë në institucionet e vuajtjes së dënimit, ndërsa buxheti i shëndetësisë adresuar për këtë sëmundshmëri është vetëm 3%. Një raport të detajuar në gjithë spitalet psikiatrike dhe qendrat e shëndetit mendor avokati i popullit evidenton shumë probleme. “Mangësi në plotësimin e organikave me mjekë psikiatër në spitalin psikiatrik Shkodër dhe mungesa në oraganikë të infermierëve dhe kujdestarëve në spitalin psikiatrik të Elbasanit” tha Jorida Rustemi.
Në seancën dëgjimore në komisionin parlamentar të shëndetësisë, demokratët thanë se për të prekurit nga çrregullimet e shëndetit mendor mungojnë statistikat, buxhetet dhe strategjitë. “Juve thoni që çështja e shëndetit mendor është e treta në rankimin e sëmundjeve dhe problemeve të mëdha ndërkohë që kjo e treta merr 3% të buxhetit në total, mendoni se çfarë ndarjeje. Një psikiatër dhe psikolog vullnetar nuk i përdorni dot. Sot nuk ka një plan strategjik ligjor që të shfrytëzoje kapacitetet që sot në shqipëri bredhin rrugëve” tha deputetja demokrate Grida Duma.
Zv ministrja e shëndetësisë Bardhylka Kospiri u ndal në investimet e parashikuara.
“Në ktë plan janë parashikuar ngritja e qëndrave komunitare me shifra goxha të vlersueshme, 20 qendra komunitare deri në 2022 apo shtëpi të mbështetura dhe qëndra ditore janë parashikuar në ktë plan afatgjatë, planin 10-vjeçar”. LSI, e sheh trajtimin i problemeve të shëndetit mendor nga qeveria, si joprioritare.
“Ky buxhet në raport me ato problematika që ka shëndetësia është I mjaftueshëm? E dyta ky buxhet ashtu siç është ka një shpërndarje të ekuilibruar sipas problematikave. Përgjigjja është shumë e thjesht, nuk mjafton për shtrirjen që ka përsa i përket karakterit infrastrukturor” theksoi kreu i LSI Petrit Vasili. Deputetet e mazhorancës thanë se shkak i mungesave të profesionisvëve është bërë bllokimi i specializimeve 5 vjet më parë.

Sicred