KRYEFAQJA » LAJME » Mungesa e ujit, shkencëtarët sugjerojnë trajtimin e ujrave të përdorur
Mungesa e ujit, shkencëtarët sugjerojnë trajtimin e ujrave të përdorur

Mungesa e ujit, shkencëtarët sugjerojnë trajtimin e ujrave të përdorur

Megjithëse uji mbulon mbi 70 përqind të sipërfaqes së planetit tokë, vetëm tre përqind i tij është i pijshëm dhe dy të tretat e kësaj përqindjeje ndodhet në akullnaja, apo i padisponueshëm për përdorim. Si pasojë, 1.1 miliardë njerëz në botë nuk kanë akses të mjaftueshëm në ujë, dhe 2.7 miliardë përballen me mungesë uji të paktën një muaj në vit. Ndryshimet klimatike, rritja e popullatës së ujit, niveli i lartë i përdorimit të ujit në bujqësi, dhe rritja e ndotjes janë katër elementët, të shkaktuara nga faktori njeri, që po ndikojnë në tharjen e rezervave natyrore, çka pritet që në vitin 2025, ta cojë 2/3 e popullsisë së botës të vuajë nga mungesa e ujit.
Të ndodhur para kësaj situate, vëmendja e shkencëtarëve po drejtohet gjithnjë e më shumë në gjetjen e zgjidhjeve, një prej të cilave është edhe trajtimi i atyre që quhen ujëra të përdorura. Përmes impianteve, ujërat që zakonisht hidhen pas përdorimit të tyre, të filtrohen, pastrohen dhe bëhen serish të disponueshme për përdorim. Një raport i publikuar nga UNESCO, duke paraqitur edhe fakte historike që dëshmojnë se praktika e manaxhimit të ujërave të përdorur është aplikuar në mijëvjecarë të ndryshëm, duke filluar nga etruskët, romakët e më tej, sugjeron trajtimin e tyre si zgjidhjen më të mirë për kërkesën gjithnjë e në rritje për ujë. Sipas këtij raporti, trajtimi në nivel të ulët i ujërave të përdorur, sidomos në vendet në zhvillim tregon se ka mundësira të mëdha për sigurimin e furnizimit për ujë për të cilin bota ka nevojë. Shifrat tregojnë që 80 përqind e ujërave të përdorur në botë, dhe 95 përqind e tyre në vendet më pak të zhvilluara, derdhen në mjedis pa u trajtuar. Dhe nëse e gjithë kjo sasi do të bëhej sërish e disponueshme për përdorim, kjo do t’i jepte zgjidhje afatgjatë problemit të shterrimit të burimeve të lëngut pa të cilin nuk mund të ketë jetë.

Sicred