KRYEFAQJA » LAJME » Mungesa e Golit, Mallkimi i Luftëtarit, sipas Malile
Mungesa e Golit, Mallkimi i Luftëtarit, sipas Malile

Mungesa e Golit, Mallkimi i Luftëtarit, sipas Malile

Tri javë kampionat dhe tri humbje për Luftëtarin. Një ecuri aspak e mirë për skuadrën gjirokastrite si dhe për trajnerin Millosh Kostiç. Por duket se për drejtuesit e saj është fati i keq që e ka ndalur skuadrën të shënojë dhe jo mungesa e lojës së mirë. Kështu thekson zëdhënësi i Luftëtarit, Rigels Malile. Pasi sipas tij futbollistët kanë prodhuar lojë por kanë qenë të pafat në shënimin e golit. Por edhe pse ende nuk ka marrë pikën e parë nën drejtimin e tij, trajneri i Luftëtarit, Millosh Kostiç ka besimin e presidentit Tavo për të vazhduar dhe nuk rrezikon vendin e punës. Sepse tri javë jan pakë për të parë ecurinë e një skuadre thekson Malile. Merkato për Luftëtarin është mbyllur që në 31 gusht që ishte edhe afati i fundit. Pranë skuadrës pritet të vijë vetëm ismail Dunga nga Kenia, të cilit për arsye burokratike ende nuk i janë plotësuar të gjitha dokumentat.

Sicred