KRYEFAQJA » LAJME » Mungesa e gjakut-Talasemikët në Lushnje po heqin shpretkat

Mungesa e gjakut-Talasemikët në Lushnje po heqin shpretkat

Të sëmurët me talasemi vuajnë mungesën e gjakut dhe respektimin e protokollove mjekësore. Në një seancë dëgjimore shoqata e pacientëve ka denoncuar situatën alarmante për gjak në spitalin e Lushnjes ku të sëmuret po detyrohen të heqin shpretkat nga dëmtimi si pasojë mungesës së transfuzionit me gjak për një kohë të gjatë. Shqetësimet janë mbështetur edhe nga mjekët hematologë të QSUT.  Të rriturit me talasemi nuk trajtohen sipas protokollit mjeksor.

Kryetari i shoqatës së talasemikëve Muza Zeneli ka informuar sot komisionin e shëndetësisë se 80 përqind e adoleshentëve me talasemi janë të rrezikuar nga infeksionet dhe sëmundjet e tjera shoqëruese pasi për ta nuk bëhen kontrolle periodike parandaluese. ” Protokolli mjeksor për adoleshentët nuk zbatohet. 80 përqind e tyre janë shumë të rrezikuar për infeksione për shkak të numrit të lartë të transfuzioneve që duhet të kryejnë. Ka pacientë që për muaj nuk u bëhet një analizë ferritine sepse nuk ka reagente” tha zoti Zeneli. Më alarmante paraqitet furnizimi me gjak. Pjesa më e madhe e pacienteve me talasemi e kane hemoglobinen e gjakut shumë të ulët, dhe kjo me e theksuar në Lushnje të cilët po detyrohen të heqin shpretkat e dëmtuara nga mungesa e theksuar e gjakut. ” Ka paciente me hemoglobinë në 8, ka plot edhe në 7 apo 6, por edhe me 4. Unë them: O zot si jetojnë?” tha kryetari i shoqatës së talasemikëve Muza Zeneli.

Mjekja hematologe në QSUT Prof.Eleni Anastasi shprehet “jam shumë koshiente për këtë që them në Lushnje niveli i hemoglobinës është jashtëzakonisht i ulët. Pacientët vuajnë nga niveli shumë i ulët i hemoglobinës dhe për shkak të mungesës së theksuar të gjakut ne po i ndihmojmë të heqin shpretkat e dëmtuara nga zmadhimi për shkak të mungesës së gjatë pa gjak. Zëvendësimi i medikamentit kryesor për trajtim, Exjade, me një medikament tjetër në listën e re të barnave, pamvarësisht sigurisë së çertifikuar nuk është pritur mirë nga të sëmurët”. Deputet i LSI ish ministri i shëndetësisë Petrit Vasili tha se ” Kur bëhet fjalë për mdikamente që sigurojnë mbijetese edhe politikat e përzgjedhjes duhet të jenë të diferencuara”.

Pacientet ngritën shqetësimin se prej vitesh nuk po mblidhet më Komiteti Kombëtar i gjakut ndërkohë që përkujdesja sociale ka shënuar regres pasi pagesat e kujdestarisë janë përgjysmuar.

Sicred