KRYEFAQJA » LAJME » Muça: Tirana të gjejë forca për t’u ringritur
Shkelqim Muça: Tirana të gjejë forca, për t'u ringritur, futboll

Muça: Tirana të gjejë forca për t’u ringritur

Në futbollin shqiptar po ndodhin gjëra që nuk i kishte imagjinuar njeri. Janë folur e stërfolur gjykimet e arbitrave të cilat kanë ndikuar jo pak në fatet e shumë ndeshjeve por edhe në ecurinë e vetë skuadrave. Por ajo që ndodhi në përfundim të këtij kampionati do të mbahet mend nga shumë sportdashës. Skuadra më e titulluar në vend, Tirana, nuk do të jetë më midis skuadrave më të mira të vendit por ka zbritur një kategori më poshtë. Në emisionin “Rubrika Sportive”, ish-futbollisti i shquar i skuadrës bardheblu, Shkëlqim Muça kërkon t’i japë kurajo të gjithë protagonistëve të Tiranës duke iu vënë në dukje arritjet e tyre deri më sot, dhe duke u munduar të mos i lejoje të bien në gjendje negative apo sadopak të pashpresë pë shkak të të mos konsideruarit si një skuadër e kategorisë së lartë.

Sicred