KRYEFAQJA » LAJME » Mourinho për Ronaldon: Jemi më të motivuar që kemi në skuadër lojtarin më të mirë në botë
mourinhio

Mourinho për Ronaldon: Jemi më të motivuar që kemi në skuadër lojtarin më të mirë në botë

Kristiano Ronaldo është bashkuar me Portugalinë në stërvitje, në përgatitjet për kampionatin botëror Rusi 2018. Ai ka nisur stërvitjen me shokët duke bërë ushtrime me ta e duke u praktikuar me topin. Joao Mourinhho, një nga lojtarët e përfaqësueses së Portugalisë shpreson që skuadra të përshtatet sa më mirë tashmë që të gjithë lojtarët janë bashkuar në stërvitje. “Detyra jonë është që të përshtatim aftësitë e secilit në favor të qëllimit që ka skuadra. Të mundohemi që sa më shpejt të japim lojëra të mira” – tha Murinjo. Ai ka vlerësuar praninë e Ronaldos në kombëtare duke e quajtur grupin më të kompletuar. “Grupi ynë tani është i kompletuar tani – shtoi më tej Murinjo. – Prania e Cristianos është thelbësore për ne, na bën më të kthellët, më të sigurtë. Ai është një pasuri për ne dhe na ndihmon shumë për të arritur qëllimin tonë kryesor, fitoren”. Murinjo ka thënë më tej se Ronaldo është lojtari më i mirë në botë. E kjo gjë është një favor plus për skuadrën e Portugalisë. “Ne të gjithë ndjehemi krenarë që kemi në përbërje lojtarin më të mirë në botë. Ky fakt na motivon dhe na bën që të përmirësojmë më shumë lojën tonë drejt objektivit final, arritjen e fitores në çdo ndeshje” – përfundon Murinjo.

Sicred