KRYEFAQJA » LAJME » Mourinho beson tek Pogba

Mourinho beson tek Pogba

Jose Mourinho është i bindur se euforia e fitimit të Kupës së Botës do të sigurojë një rritje për karrierën e Paul Pogba edhe te Manchester United. Futbollisti francez ka qenë subjekt i kritikave për paraqitjet e tij në kampionatin anglez gjatë sezonit të kaluar gjë që bëri që ai ta kalojë në stol gjysmën e dytë të kampionatit. Megjithatë, 25-vjeçari ishte i rëndësishëm në triumfin e Francës në Rusi, veçanërisht në finale, kur ai shënoi golin e tretë kundër Kroacisë. Tashmë edhe Mourinho pret që Pogba të bëjë një fillim të mirë në sezonin e ri të Premier League, që nis muajin e ardhshëm. Numri 1 i Mançester Junajtid beson se mesfushori do të jetë në mënyrë të pashmangshme i gatshëm për të ndihmuar skuadrën e tij. “Fitimi i Kupës së Botës është një gjë pozitive, madje mund të them me siguri se kjo gjë ndikon pozitivisht edhe në karrierën e një futbollisti. Jam i bindur se Pogba do ta përcjellë edhe te Maçester gjithë euforinë e kupës dhe do të ndihmojë skuadrën me talentin e tij për të fituar edhe këtu trofe” – tha Mourinho gjatë një konference shtypi në Los Angelos. “Shumë lojtarë të mirë kurrë nuk kanë pasur mundësinë të jenë kampionë të botës, pasi skuadra e tyre përfaqësuese nuk ka qenë mjaft e fortë. Për Pogba, mendoj se ai pati fatin që fitoi këtë Kupë Bote. Kjo është fantastike për të. Unë shpresoj që ai ta kuptojë pse ishte më mirë në pjesën e dytë të botërorit. E në finale, ishte absolutisht i shkëlqyeshëm”. Ndërsa vazhdon përgatitjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Murinjon e shqetëson fakti se i mungojnë 9 lojtarë kryesorë të ekipit. Të gjithë këta do ta humbasin mundësinë për të qenë 2 javë në SHBA me skuadrën. Matiç, De Gea, Fred, lojtari i ri që firmosi me skuadrën lojtarë të tjerë që morën pjesë në botëror do t’i bashkohen skuadrën vetëm në fund të javës së ardhshme. Edhe Aleksis Sanchez nuk ka udhëtuar në Amerikë për shkak se nuk siguroi dot vizë. Ndërsa Dalot do të humbasë fillimin e sezonit për shkak dëmtimi.

Sicred