KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Moto GP shpalos kalendarin e 2018-ës

Moto GP shpalos kalendarin e 2018-ës

Kampionati Botërori i Motoçiklizmit ka përvijuar edhe kalendarin e sezonit të ardhshëm, atë të vitit 2018, që do të ketë 19 gara, një më shumë krahasuar me këtë sezon. Në listën e garave është shtuar edhe gara e Çmimit të Madh të Tajlandës, e cila do të zhvillohet më 7 tetor në pistën e “Çang Internacional Cirkuit”. Kjo është hera e parë që garat e Botërorit të motoçiklizimit zhvillohen në këtë pistë. Në dyshim është ende gara e Britanisë së Madhe, pasi nuk është vendosur pista ku do të zhvillohet gara, por mendohet të jetë në Silverstoun). Sezoni 2018 do të nisë në mbrëmjen e 18 marsit nën dritat e pistës mbresëlënëse të Katarit dhe do të përfundojë në pasditen e 18 nëntorit, në pistën e Valencias. Përgjatë këtij rrugëtimi, gara më prestigjioze e këtij sporti do të kalojë nga Argjentina, SHBA-ja, Spanja, Franca, Italia, do të kthehet sërish në Spanjë për Çmimin e Madh të Katalonjës në Barcelonë, do të vijojë Holandë, Gjermani, Republikë Çeke, Austri, Britani të Madhe, San Marino, për t’u kthyer për herë të 3-të në Spanjë për Çmimin e madh të Aragonës, për t’i zhvendosur më pas në Tajlandë, Japoni, Australi, Malajzi, dhe për t’u mbyllur në Valencia. Siç dihet të gjitha emocionet e Kampionatit Botërori të Motoçiklizmit, ku spikat niveli më i lartë i tij që njihet ndryshe si Moto GP, po sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.