KRYEFAQJA » LAJME » Formula 1, Raikonen: Nuk kam ndërmend të tërhiqem!
Formula 1, Raikonen: Nuk kam ndërmend të tërhiqem!

Formula 1, Raikonen: Nuk kam ndërmend të tërhiqem!

Kimi Raikonen u është përgjigjjur zërave se mund të largohet nga “Ferrari” në fund të sezonit, duke i cilësuar ato si një rutinë përvitshme, ndërsa ka theksuar se do të vazhdojë karrierën e tij në Formula 1. 38-vjeçari është në 12 muajt e fundit të kontratës së tij dhe spekulimet janë shtuar sa i përket mundësisë që ai po shqyrton tërheqjen. Kampioni i botës në 2007-ën ka patur një karrierë të spikatur, por sidoqoftë duket se nuk konsiderohet më në të njëjtin nivel me Ljuis Hemiltonin apo Sebastian Fetelin. Ndërkohë, piloti i “Redd Bull”-it, Daniel Riçiardo, është përfolur për një kalim te skuara italiane. Sidoqoftë, Raikoneni thekson se është mësuar me spekulimet e tërheqjes, që qarkullojnë, sipas tij, çdo vit. “Është e njëjta histori çdo vit që kur s’mbahet mend, mbase 15 vjet e ca”, – tha piloti finlandez, duke vijuar: “Sa për vete, unë do të vazhdoj të bëj atë që bëj. Unë e shijoj garimin dhe kjo është e vetmja arsye që jam këtu. Sa u përket të tjerave, do të shohim e bëjmë. Në skuadrën tonë, ne e dimë se çfarë duam të bëjmë dhe, nëse gjërat përputhen me atë që ndjejmë, do të shohim sesi do të vazhdojmë. Për momentin, gjithçka dua është që të bëj mirë në këtë sezon dhe ka ende shumë kohë deri në përfundim të tij.” Raikoneni ka patur një nisje të kënaqshme të 2018-ës, me 3 podiume në 4 gara. Edhe shoku i tij i skuadrës, Feteli, është shprehur i kënaqur me partneritetin e finlandezit, duke e cilësuar  marrëdhënien si “një çift i mirë” dhe se nuk ka asnjë problem midis tyre.

Sicred