KRYEFAQJA » LAJME » Moto GP, Marquez fiton Çmimin e Madh të Aragon
Moto GP, Marquez fiton Çmimin e Madh të Aragon

Moto GP, Marquez fiton Çmimin e Madh të Aragon

Marc Marquez fiton Çmimin e Madh të Aragon dhe e thellon diferencën me kundërshtarët e tjerë në kryesimin e botërorit të MotoGP. Spanjolli ka triumfuar në shtëpinë e para publikut spanjoll, në përfundim të një dueli drithërues me Ducatin e Doviziosos. Në vendin e tretë u renditn ianone. Pas tre garave jo të suksesshme, numri 93 rikthehet dhe ia bën të qartë të gjithëve se ai është kampioni. Duke triumfuar për të pestën herë në karrierë në Motorland, e mbi të gjitha duke hedhur një hap të sigurt drejt titullit botëror. Dovizioso ka provuar disa herë t’i vejë shkopinj nën rrota, por këtë radhë pa patur në krah ndihmën e shokut të tij të skudrës, Horge Lorenco. Ky i fundit nuk ka patur fat në këtë garë, teksa që në nisje të saj, është rrëzuar. Lorenzo gabon në trajektoren e kthesës së parë, duke bërë që të fluturojë nga motori i tij dhe të përfundojë në pistë. Gara mbyllet për të vetëm pak sekonda nga nisja dhe del nga pista me barrelë. Për Lorencon një dëmtim i gishtit të madh në këmbën e djathtë. Komandën e garës e merr Doviciozo, i ndjekur nga Marquez. (10) 10 xhiro nga përfundimi Markes arrin të parakalojë doviciozon pikrisht në kthesën e 12-të. Vetëm 1 xhiro e gjysmë zgjat krysimi i markez sepse parakalohet sërish nga doviciozo. Deri në fund të garës, spektakli ndez tifozët e pranishëm. Dyluftime midis dy pilotëve kur herë njëri herë tjetri parakalon për të marrë kryesimin. 5 xhiro para përfundimit një duel tresh midis ianones, markez dhe doviciozo. Eshtë doviciozo që merr sërish kryesimin por kur duhen edhe 3 xhiro deri në përfundimim markez parakalon doviciozon dhe e ruan kryesimin deri në fund. Kjo është hera e tretë radhazi për Markez që fiton në Aragon. Tashmë piloti spanjoll i Hondës kryeson renditjen për pilotë me 246 pikë, me 6 fitore në këtë sezon i ndjekur nga Andrea Doviciozo me Dukati me 174 pikë dhe në vendin e tretë Valentino Rosi me Yamaha me 159 pikë.

Sicred