KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Moto GP, Markez : Ndryshova strategji në pistën austriake
Moto GP, Markez : Ndryshova strategji në pistën austriake

Moto GP, Markez : Ndryshova strategji në pistën austriake

Kryesuesi i Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, Mark Markez, tha se ai ndoqi një strategji tjetër, duke u përpjekur të shkëputet shpejt gjatë garës austriake të Moto GP-së, në një përpjekje për t’i ndarë nga njëri- tjetri dy motorët e “Dukati”-t.
Duke u nisur nga vendi i parë në pistën e Shpilbergut, Markezi u përball me sfidat e hershme nga dyshja e skuadrës italian, Andrea Doviciozo dhe Horhe Lorenco, të cilët gjithashtu u nisën nga rreshti i parë, me disa fërkime të forta në dy xhirot e para të garës. Ai pastaj u përpoq të shkëputej, duke krijuar një epërsi mbi një sekondë në një pikë të garës, por do të arrihej më pas nga Lorenco, i cili në fund e fitoi garën me 13 të qindtat e sekondës, ndërsa Doviciozo nuk mundi të qëndronte në betejë dhe e mbylli i treti.
“Unë u përpoqa të ndryshoja strategjinë time për të shtyrë që në fillim, sepse qëllimi ishte të përpiqesha të përfundoja me vetëm një “Dukati”, duke qenë se beteja me ta si skuadër është gjithmonë e vështirë për ne”, – tha Markezi. – Dhe ne ia arritëm qëllimit tonë, për të luftuar vetëm kundër një “Dukati”. Markezi shpjegoi se ndarja me sukses e çiftit të skuadrës italiane do të thoshte se ai do të humbiste më së shumti 5 pikë kundrejt fituesit të garës, në krahasim me 9 pikët ai do të dorëzonte nëse ai ishte mposhtur nga të dy pilotët e “Dukati”-t, siç kishte ndodhur një javë më herët në Brno.
Rezultati i pistës austriake e la Markezin 59 pikë përpara rivalit të tij më të afërt, Valentino Rosit të “Jamaha”-s, i cili e mbylli në vendin e 6-të, dhe 71 nga Lorenco, me Dovizioso një pikë tjetër prapa. “Ne luftuam, e humbëm betejën, por ne e rritëm kryesimin e pikëve”, – tha Markezi, i cili e pranoi se “gati u rrëzua” në përpjekjet e tij për të luftuar Lorenco në kthesat e fundit, ndërsa pohoi se bashkëatdhetari i tij i skuadrës italiane e meritoi sidoqoftë fitoren.

Sicred