KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Moto GP, Lorenco “mbreti” i malit në pistën e Shpilbergut
Moto GP, Lorenco "mbreti" i malit në pistën e Shpilbergut

Moto GP, Lorenco “mbreti” i malit në pistën e Shpilbergut

Gara e 11-të e këtij sezonit të Botërorit të Motoçiklizmit, Çmimi i Madh i Austrisë, ka kurorëzuar Horhe Lorencon si fitues të tij, duke ruajtur kështu të paprishur vazhdën e dominimit të “Dukati”-t në pistën e Shpilbergut.

Në atë që ishte një garë e jashtëzakonshme nga fillimi deri në fund dhe, që sikundër çdo garë tjetër e këtij sezoni, u soll të dielën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka qenë kampioni në fuqi i botës ai që ka guxuar dhe sfiduar deri në fund për ta thyer këtë dominim të skuadrës italiane dhe ka qenë shumë pranë. Por “Dukati” nuk lëshuar dhe, për ironi të fatit, ka qenë pikërisht piloti që do të largohet në fund të këtij sezoni, Lorenco, ai që ka mbajtur lart flamurin e skuadrës italiane, duke i mohuar bashkëatdhetarit të tij spanjoll fitoren në Austri. E gjithë gara në Shpilberg ka qenë një betejë midis Markezit dhe dy pilotëve të “Dukati”-t, fillimisht me Doviciozon e më pak me Lorencon.

Dhe në një finale dramatike, që e ka parë kampionin në fuqi të botës të ndërrojë shpesh kryesimin me Lorencon, por është ky i fundit që do të mbërrijë i pari në finish, ndërsa podiumin e ka plotësuar piloti tjetër i “Dukati”-t, Andrea Doviciozo.

Kraçlou mori vendin e 4-t, i ndjekur më pas nga Petruçi, Rosi, Pedroza, Rinsi, Zarkoja dhe Bautista, që plotësoi 10-shen e të parëv e. Mark Markez e thellon kryesimin në krye të renditjes së përgjithshme të pilotëve, me 201 pikë, i ndjekur nga Valentino Rosi, me 142, Horge Lorenco me 130, Andrea Doviciozo me 129 dhe Maverik Vinjales me 113 pikë.

Sicred