KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Moto GP, Çmimi i madh i Holandës flet spanjisht
Moto GP, Markez : Ndryshova strategji në pistën austriake

Moto GP, Çmimi i madh i Holandës flet spanjisht

Përtej etheve të Botërorit “Rusi 2018”, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar mbetet shtëpia e të gjithë sporteve për të gjithë shqiptarët dhe kjo e dielë mund të quhet padyshim “një fundjavë shpejtësie”.
Kjo sepse pasdite janë zhvilluar garat e radhës në dy prej kampionateve më të shpejtë në botë, atij të Motoçiklizmit dhe atij të Formula 1. Duke nisur nga ora 14:00, në kanalin RTSH 1 të platformës së transmetuesit publik, ka ardhur drejtpërdrejt gara e Asenit, e vlefshme për nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, që njihet si Moto GP. Kampioni në fuqi i botës, Mark Markez, është nisur i pari në pistën holandeze dhe po ashtu ka mbërritur i pari në finish, por një fakt i tillë nuk e pasqyron aspak që ndodhi në garën e 8-të të këtij sezoni.
Sepse ajo që ndodhi në pistën e Asenit ka qenë një gjë e rrallë edhe për standardet e një Botërori që lëviz me shpejtësi marramendëse, pasi përgjatë afro 42 minutave të garës, ka patur mbi 100 parakalime. Po kështu, edhe kryesimi i garës ndërroi shpesh duar, duke dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm dhe drithërues, nga fillimi deri në fund.
Dhe ai që ka mbijetuar në finish ka qenë piloti spanjoll i “Honda”-s, Mark Markez, i cili e ka thelluar kryesimin e renditjes së përgjithshme individuale, pas ndjekësi më i afërt i tij, veterani Valentino Rosi, u detyrua të kënaqej me vendin e 5-të.
Ndërkohë, i gjithë podiumi i garës holandeze ka folur spanjisht, pasi, përveç Markezit, në të janë ngjitur edhe bashkëatdhetarët e tij, Aleks Rins i Suzukit dhe Maverik Vinjalesi i “Jamaha”-s. Markez kryeson tashmë me 140 pikë, 41 pikë më tepër sesa Rosi dhe 46 pikë më tepër sesa Vinjales.
Sicred