Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë mot pjesërisht të paqëndrueshëm.
Dita e Shtunë dt 28 Korrik moti do të mbetet me kthjellime në zonat bregdetare, ndërsa zonat malore pjesërisht dhe ato kodrinore do të pasohen nga rreshje shiu të izolura . Era do të jetë e lehtë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi 7-8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.
Kosova per ditën e Shtunë dt 28 Korrik moti do të jetë me alternime kthjelliemesh dhe vranësira të pasuara dhe rreshje shiu . Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera nga 24°C deri në 26°C .
Dita e Diel dt 29 Korrik moti do të jetë me kthjellime në zonat bregdetare, ndërsa zonat malore pjesërisht dhe ato kodrinore do të pasohen nuk do tv mungojnë vranësira të pakta deri mesatare. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenv me rritje.