Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga presioni i lartë atmosferik i cili do të mbajë në vendin tonë dhe Kosovë mot me temperatura të larta.
E Shtunë 26 Maj 2018
E Shtunë 26 Maj moti do të mbetet me kthjellime dhe vranësira të pakta deri në mesatare të cilat pasdite do të shoqrohen me rreshje lokale në zonën Juglindore pjesërisht dhe zonën qëndrore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-10/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 9/29C
Zonat e ulëta 16/31°C
Zonat bregdetare 17/30°C
E Shtunë 26 Maj 2018
Kosova per ditën e Shtunë dt 26 Maj do të jetë me diell dhe vranësira të pakta.Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 13°C në mëngjes deri në deri në 27°C në mesditë.
E Diel 27 Maj 2018
E Diel 27 Maj moti do të mbetet me kthjellime dhe vranësira të cilat pasdite do të shoqërohen me rreshje lokale në zonën Juglindore pjesërisht dhe zonën qëndrore në formën e stuhive. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) Verilindje (NE) me shpejtësi 8/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 10/30C
Zonat e ulëta 17/32°C
Zonat bregdetare 18/30°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari