KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Shtunë 21 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Shtunë 21 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  do të ndikohet nga afrimi gradual i masave ajrore të nxehta me origjinë Sahariane i cili do të kushtëzojë në vendin tonë dhe Kosovë rritje të temperaturave.

E Shtunë 21 Korrik 2018 

Dita e Shtunë dt 21 Korrik vendi ynë do të përfshihet nga vala e nxhetë Sahariane. Moti do të jetë me diell dhe kalime të pakta vranësirash  në zonat malore . Era do të jetë  e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  2- 3 me lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         16/33°C  
Zonat e  ulëta           20/36°C
Zonat  bregdetare    21/35°C
E Shtunë 21 Korrik  2018

Kosova per  ditën e Shtunë dt 21 Korrik do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera nga 28°C  deri në 31°C .

E Diel 22 Korrik 2018 

Dita e Diel dt 22 Korrik  vendi ynë do të mbetet i përfshirë nga vala e nxhetë Sahariane . Moti do të jetë me diell në të gjithë vendin . Era do të jetë  e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  3-4 me lartësi  vale 1,0 deri në 2,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         16/34°C  
Zonat e  ulëta           21/38°C
Zonat  bregdetare    22/37°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred