KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Shtunë 18 Gusht 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Shtunë 18 Gusht 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  po vazhdon të ifluencohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë  mot pjesërisht të qëndrueshëm.

E Shtunë 18  Gusht 2018
Dita e Shtunë dt 18 Gusht moti do të jetë me diell përgjatë Ultësirës perëndimore dhe vranësira  në zonat malore të pasuara nga rrebeshe shiu të izoluara në mesditë. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  2 lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         15/32°C 
Zonat e  ulëta           18/35°C
Zonat  bregdetare    21/34°C
E Shtunë dt 18 Gusht  2018
Kosova per  ditën e Shtunë dt 18 Gusht  moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira  të pakta. Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera nga 27°C  deri në 29°C .
E Diel 19 Gusht 2018

Dita e Diel dt 19 Gusht moti do të mbetet i paqëndrueshëm, pjesa e parë e ditës do të jetë me diell  ndërsa gjatë pjesës se dytë të ditës vranësirat do të marrin zhvillim duke u pasuar nga rrebeshe shiu dhe stuhi në zonën e Ultësirës perëndimore dhe zonën qëndore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-10m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  3 lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         16/33°C 
Zonat e  ulëta           19/36°C
Zonat  bregdetare    21/35°C
MeteorologeRezarta Xhakollari

 

Sicred