KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Shtunë 17 Nëntor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Shtunë 17 Nëntor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i ballkanit  po ndikohet  nga aktiviteti i masave ajrore të ftohta me origjinë nga Rusia të  cilat do të sjellin rreshje bore në Juglindje  dhe Verilindje të vendit. 

E  Shtunë 17 Nëntor 2018
Dita e Shtunë dt 17 Nëntor moti do të jetë  me kthjellime dhe vranësira në veriperëndim, ndërsa në  verilindje do të ketë rreshje bore dhe rreshje shiu në Jug. Era do të intesifikohet me drejtim Verillindje (NE) me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi dtë  jetë forcës 5 me  lartësi  vale 1,5 deri në 2,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie .
Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore         0/8°C 
Zonat e  ulëta          4/15°C
Zonat  bregdetare   8/16°C
E Shtunë 17 Nëntor 2018
Kosova pë ditën e Shtunë 17 Nëntor moti do të jetë me  vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me rreshje bore. Temperaturat në mesditë do të  regjistrojnë vlera nga 6°C deri në 8°C  vlera më e lartë.
E  Diel 18 Nëntor 2018
Edhe dita e Diel dt 18 Nëntor moti do të jetë i vranët me rreshje bore në Verilindje dhe Juglindje , ndërsa zona perëndimore do të ketë rreshje shiu. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Verillindje (NE) me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi dtë  jetë forcës 5 me  lartësi  vale 1,5 deri në 2,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie  në mesditë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore         -1/4°C 
Zonat e  ulëta          4/12°C
Zonat  bregdetare   8/14°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred