Gadishulli i Ballkanit nga një zonë me presion të ulët atmosferik qëndër e pozicionuar në detin Egje e cila do të vazhdojë të ifluencojë vendin tonë dhe Kosovën me mot të paqëndrueshëm.
E Shtunë 16 Qershor 2018
Dita e Shtunë 16 Qershor moti do të mbetet i paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësira në shtim të cilat në mesditë do të shoqërohen me rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/ sek në bregdetin e Adriatikutt. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 12/22°C
Zonat e ulëta 19/28°C
Zonat bregdetare 20/29°C
E Shtunë 16 Qershor 2018
Kosova per ditën e Shtune dt 16 Qershor do të jetë me vranësira mesatare dhe rreshje shiu. Temperaturat do të jnnë me rënie, në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 15 °C në mëngjes deri në deri në 21°C në mesditë.
E Diel 17 Qershor 2018
Dita e Diel 17 Qershor moti do të mbetet i paqëndrueshëm me vranësira mesatare dhe rreshje shiu në mesditë të shoqëruara me rrebeshe dhe stuhive. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/ sek në bregdetin e Adriatikutt. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 10/22°C
Zonat e ulëta 19/27°C
Zonat bregdetare 18/28°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari