KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Shtunë 14 Prill 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Shtunë 14 Prill 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit do të vazhdojë të ndikohet nga aktiviteti i masave ajrore të nxehta me origjinë nga kontinenti Afrikan të cilat  do të  kushtëzojë në vendin tonë dhe Kosovë mot me diell dhe temperatura të larta.

E Shtunë 14 dt Prill 2018 

Dita e Shtunë 14 dt Prill  moti do të mbetet me diell dhe vranësira të pakta të cilat do të shtohen gradualisht gjatë mesditës . Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE)  Veriperëndim (NW) me  shpejtësi  7 m/sek në bregdetValëzimi do të jetë forcës 2 me lartësi vale 0,1 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të ndjeshme duke i’u afruar vlerës 30 gradë Celcius. 

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          10/27°C 

Zonat e ulëta           13/30°C

Zonat bregdetare    14/29°C

E Shtunë dt 14 Prill 2018 

Kosova per ditën e Shtunë dt 14 Prill do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta .Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 8°C në mëngjes deri në deri në 24°C në mesditë.

E Diel 15 dt Prill 2018 

Dita e Diel 15 dt Prill  në vendin tonë do te dominojë mot me vranësira mesatare deri të dendura nuk do të mungojnë kthjellime të pakta. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdetValëzimi do të jetë forcës 4 me lartësi vale 1,25 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta. 

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          10/26°C 

Zonat e ulëta           15/30°C

Zonat bregdetare    15/30°C

MeteorologeRezarta Xhakollari

(Visited 43 times, 1 visits today)