KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Shtunë 12 Maj 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Shtunë 12 Maj 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të qëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë  në vendin tonë dhe Kosovë mot pjesërisht me diell.

E Shtunë 12 Maj 2018 

E Shtunë 12 Maj  moti do të jetë me alternime kthjellimesh  përgjatë vijës bregdetare dhe vranësira në zonat malore dhe ato përreth tyre ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shiut .Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi  8-10  m/sek në bregdetValëzimi do të jetë forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore         9/26°C 

Zonat e ulëta           14/28°C

Zonat bregdetare    15/26°C

E Shtunë 12 Maj 2018

Kosova per ditën e Shtunë dt 12 Maj do të mbetet me alternime kthjellimesh, vranësira të pakta.Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 9°C në mëngjes deri në deri në 23°C në mesditë.

E Diel 13 Maj 2018 

Edhe dita Diel 13 Maj  moti do të jetë me alternime kthjellimesh  përgjatë vijës bregdetare dhe vranësira në zonat malore  ku sërish nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shiut .Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi  8-10  m/sek në bregdetValëzimi do të jetë forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. 

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore         9/23°C 

Zonat e ulëta           14/26°C

Zonat bregdetare    14/25°C

MeteorologeRezarta Xhakollari

Sicred