KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Shtunë 10 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë
E Enjte 22 shkurt 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Shtunë 10 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga presion i lartë atmosferik i cili do të kushtëzojë në vendin tonë mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave.

E Shtunë 10 Mars 2018 

Dita e Shtunë dt 10 Mars  moti do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,1 deri në 0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          -1/17°C 

Zonat e ulëta           4/22°C

Zonat bregdetare    7/21 °C

E Shtunë 10 Mars 2018 

Kosova per ditën e Shtunë dt 10 Mars  moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat  në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 0°C në mëngjes deri në deri në 15°C në mesditë.

E Diel 11 Mars 2018 

Edhe dita e Diel dt 11 Mars  vendi yne do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në orët e mesditës. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 -10 m/sek ne bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,1 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          1/19°C 

Zonat e ulëta           4/25°C

Zonat bregdetare    8/23 °C

MeteorologeRezarta Xhakollari

(Visited 64 times, 1 visits today)