KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Shtunë 05 Janar 2019, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Shtunë 05 Janar 2019, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i ballkanit do të vazhdojë të jetë në aktivitetin e masave ajrore të ftohta arktike, kontinentale të cilat edhe gjatë fundjavës do të mbajnë vendin tonë  me temperatura shumë të ulëta.

E Shtunë 05 Janar 2019

Dita e Shtunë dt 05 Janar 2019 , moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira mesatare në zonat malore . Era do të jetë  me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi dtë  jetë forcës 4-5 me  lartësi  vale 1,5 -2,0 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të  vijojnë me rënie.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore           -13/-2°
Zonat e  ulëta           -5/6°C
Zonat  bregdetare    -2/6°C
E Shtunë 05 Janar 2019
Kosova pë ditën e Shtunë dt 05 Janar 2019 moti do të jetë me vranësira dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -10° në mëngjes deri në -2°C gradë Celcius në mesditë.
E Diel 06 Janar 2019

Dita e Diel dt 06 Janar 2019 , moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore dhe jug të vendit. Era do të jetë  me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi dtë  jetë forcës 4 me  lartësi  vale 1,5  – 2,0 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rritje në të dyja vlerat.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore           -7/3°
Zonat e  ulëta           -2/9°C
Zonat  bregdetare    2/10°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com