KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Shtunë 04 Gusht 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Shtunë 04 Gusht 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga afrimi gradual i masave ajrore me  nxehta të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë rritje të temperaturave.

E Shtunë 04 Gusht 2018 

Dita e Shtunë dt 04 Gusht moti do të  jetë  me diell në Ultësirën perëndimore  vranësira të pakta deri në mesatare në zonat malore ku sërish nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të izoluara të shiut. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  2 lartësi  vale 0,3 deri në 1,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         15/31C  
Zonat e  ulëta           23/36°C
Zonat  bregdetare    24/34°C
E Shtunë 04 Gusht  2018
Kosova per  ditën e Shtunë  dt 04 Gusht  moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera nga 27°C  deri në 29°C .
E Diel 05 Gusht 2018 

Dita e Diel dt 05 Gusht moti do të  jetë  me diell dhe vranësira të pakta deri në mesatare në zonat malore . Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  2 lartësi  vale 0,3 deri në 1,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         16/31C  
Zonat e  ulëta           23/36°C
Zonat  bregdetare    22/35°C
MeteorologeRezarta Xhakollari