KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Shtunë 02 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Shtunë 02 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të influencohet nga qarkullimi i  masave ajrore  të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat po kushtëzojnë  vendin tonë dhe Kosovën me mot pjesërisht të paqëndrueshëm.

E Shtunë 02 Qershor 2018 

Dita e Shtunë 02 Qershor pra moti do të  jetë me alternime kthjellimesh dhe prani të mjegullës në ultësirën Perëndimore , ndërsa Verilindja dhe Juglindja do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen  nga  rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  8/sek në bregdetValëzimi do të jetë forcës 2 me lartësi vale 0,2  deri në 0,5 metër në det të hapur

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore         14/30C 

Zonat e ulëta           19/31°C

Zonat bregdetare    20/32°C

E Shtunë 02 Qershor 2018

Kosova per ditën e Shtunë dt 02 Qershor do të jetë me vranësira mesatare dhe rreshje shiu të izoluara. Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 13°C në mëngjes deri në deri në 27°C në mesditë.

E Diel 03 Qershor 2018 

Dita e Diel 03 Qershor do të dominojë  mot kryesisht me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në zonat malore të cilat do të pasohen  nga  rreshje shiu të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  8-12/sek në bregdetin e JonitValëzimi do të jetë forcës 2-3 me lartësi vale 0,5  deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore         12/31C 

Zonat e ulëta           18/31°C

Zonat bregdetare    20/31°C

MeteorologeRezarta Xhakollari

Sicred