KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Shtunë 01 Shtator 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Shtunë 01 Shtator 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të qëndrueshme cilat do të ifluencojë në vendin tonë dhe Kosovë mot  pjesërisht të qëndrueshëm.

E Shtunë 01 Shtator 2018

Vjeshta meteorologjike  do të nisë me mot me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira në zonat malore ku në mesditë nuk përjashtohet mundësia e rreshjve të shiut. Era do të jetë e lehtë me drejtim Perëndim (W)  me shpejtësi  7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  2 lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të mbeten të larta.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         16/33°C 
Zonat e  ulëta           20/35°C
Zonat  bregdetare    21/34°C
E Shtunë 01 Shtator 2018
Kosova per  ditën e Shtunë dt 01 Shtator moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta deri në mesatare. Temperaturat në  mesditë do të  regjistrojnë vlera nga 27° deri në 30°C .
E Diel 02 Shtator 2018

Dita e Diel dt 02 Shtator moti  do të mbetet i qëndrueshëm me  përgjatë bregdetit dhe vranësira  të pakta në zonat malore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperëndim (W)  me shpejtësi  7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  2 lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         16/34°C 
Zonat e  ulëta           19/35°C
Zonat  bregdetare    21/34°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred